Ankaraja i përgjigjet Izraelit pas kritikave ndaj Erdoganit: “U japim zë të shtypurve

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit janë tensionuar sërish pas komenteve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për situatën e palestinezëve në Rripin e Gazës.

Pas deklaratave të Erdoganit, Izraeli e quajti atë “diktator”, ndërsa Ankaraja reagoi duke thënë se presidenti turk po u jep zë njerëzve të shtypur.

Të lidhura

None found

Përplasja diplomatike u nxit nga fjalimi i Erdoganit në Konferencën e 31-të të OKB-së për Klimën, e cila zhvillohet në Antalia të Turqisë.

Gjatë konferencës, Erdogan i kërkoi Izraelit të dërgojë kontejnerë për palestinezët në Gaza, ku reshjet e dendura të shiut po i rëndojnë edhe më shumë kushtet e jetesës.

Ministria e Jashtme e Izraelit reagoi menjëherë me një deklaratë të ashpër, duke thënë se “diktatori turk ka gjetur përsëri një platformë ndërkombëtare për të lëshuar propagandën e tij kundër Izraelit”.

Diplomacia izraelite e akuzoi më tej presidentin turk se po përhap gënjeshtra dhe propagandë kundër shtetit hebre. “Edhe një herë, diktatori Erdogan po përdor një forum ndërkombëtar për të promovuar fushatën e tij anti-izraelite të gënjeshtrave. Hamasi, udhëheqësit e të cilit janë të vendosur në Turqinë e Erdoganit, është përgjegjës për shkatërrimin në Gaza”, thuhej në reagim.

Izraeli ia atribuoi Hamasit nisjen e luftës më 7 tetor dhe kërkoi që organizata të çarmatoset, duke e paraqitur këtë si kusht për nisjen e rindërtimit të Gazës.

Presidenca turke u përgjigj duke mbrojtur qëndrimin e Erdoganit dhe duke theksuar se ai kishte ngritur zërin për palestinezët që vuajnë nga veprimet e Izraelit. “Presidenti Erdogan, në Samitin e Antalias, u dha zë atyre që janë të shtypur nga Izraeli”, thuhej në deklaratë.

Ankaraja shtoi se Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez dhe të gjithë ata që vuajnë nga politikat izraelite.


Shtuar më 11.11.2026 23:08

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet