Demokratët përballen me Trumpin për emigracionin: hetime ndaj ICE-së dhe përpjekje për reforma

Demokratët amerikanë, pas suksesit në zgjedhjet e mesmandatit, po përgatiten të kundërshtojnë qasjen e ashpër të presidentit Donald Trump ndaj emigracionit.

Mes objektivave të tyre janë hetimi i veprimtarisë së agjentëve të ICE-së, mbikëqyrja e fondeve për sigurinë kufitare dhe krijimi i mundësive për qëndrim të ligjshëm. Megjithatë, e drejta e vetos presidenciale mund t’ua vështirësojë zbatimin e këtyre synimeve.

Të lidhura

None found

Me kontrollin e Kongresit që pritet të kenë vitin e ardhshëm, ligjvënësit demokratë duan të ushtrojnë presion mbi administratën Trump, veçanërisht për arrestimet dhe dëbimet në shkallë të gjerë të emigrantëve.

Demokratët kanë përgatitur një listë me çështjet që synojnë të shqyrtojnë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), i cili mbikëqyr edhe Agjencinë e Emigracionit dhe Doganave (ICE).

Hetimet mund të përfshijnë kushtet në qendrat e ndalimit, rastet e përdorimit të forcës vdekjeprurëse nga agjentët federalë dhe dëbimin e shtetasve venezuelianë në një burg të sigurisë së lartë në El Salvador gjatë vitit 2025.

“Ne do të hetojmë administratën duke e përdorur DHS-në si armë kundër amerikanëve (dhe) politikat e saj të emigracionit jashtë kontrollit”, deklaroi Bennie Thompson, demokrat nga Misisipi, i cili pritet të drejtojë Komitetin e Sigurisë Kombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve.

Një tjetër kërkesë e demokratëve lidhet me rritjen e transparencës për mënyrën se si DHS përdor më shumë se 100 miliardë dollarë, të akorduara nga Kongresi që prej vitit të kaluar.

Megjithatë, miratimi i ndryshimeve ligjore duket i vështirë. Stafi i Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit pret që Trump të vendosë veton ndaj çdo nisme që kufizon zbatimin e ligjeve të emigracionit ose zgjeron mundësitë për qëndrim të ligjshëm dhe marrjen e shtetësisë amerikane.

Pakënaqësia ndaj politikave të presidentit është reflektuar edhe në sondazhe. Matjet e Reuters/Ipsos tregojnë se niveli i miratimit për mënyrën se si Trump po e trajton emigracionin ka zbritur në 38%, nga 50% në fillim të presidencës së tij.

Në zgjedhjet e fundit të mesmandatit, votuesit latino-amerikanë janë orientuar më shumë drejt demokratëve. Pavarësisht kësaj, administrata Trump nuk ka dhënë shenja se do të ndryshojë kurs. Kur u pyet nëse strategjia e dëbimeve kishte qenë tepër e ashpër, presidenti u përgjigj: “Politika ime nuk ka ndryshuar”.

Gjatë festimeve për fitoren, senatorja e zgjedhur e Minesotës, Peggy Flanagan, deklaroi: “Ne do ta shkatërrojmë ICE-në”.

Demokratja Pramila Jayapal është zotuar të thërrasë në Kongres zyrtarët që ajo i konsideron përgjegjës për arrestime, ndalime dhe largime të paligjshme.

“Agjentët kanë nevojë për trajnim të vërtetë dhe kamera në trup. Ata duhet të mbajnë identifikim të qartë, përveç nëse janë në një operacion të fshehtë. Ata duhet të koordinohen me zbatimin e ligjit shtetëror dhe vendor”, deklaroi Gottheimer.

Republikanët e kundërshtojnë çdo kufizim të ri ndaj ICE-së, duke thënë se agjencia ka marrë tashmë fonde për pajisje dhe kamera trupore.

Përtej hetimeve, demokratët po shqyrtojnë mundësinë e çuarjes përpara të dy nismave ligjore për reformën e emigracionit.

Njëra prej tyre, Akti i Dinjitetit (Dignity Act), është një projektligj dypartiak që parashikon një rrugë drejt qëndrimit të ligjshëm për punëtorët emigrantë. Në të njëjtën kohë, ai synon të forcojë sigurinë kufitare dhe të ndryshojë programet e vizave.

Nisma e dytë, Akti i Ëndrrës dhe Premtimit (Dream and Promise Act), synon t’u hapë rrugën drejt shtetësisë emigrantëve që kanë ardhur në SHBA si fëmijë dhe që njihen si “Dreamers”.

Sondazhet e Gallup, të cituara në raportime, tregojnë se mbi 80% e amerikanëve mbështesin krijimin e një rruge ligjore për këtë grup emigrantësh.

Senatori demokrat Ruben Gallego tha se partia duhet të gjejë një mënyrë për të negociuar me Trumpin. Sipas tij, bisedimet për një projektligj në mbështetje të Dreamers mund të ecin përpara deri në fund të vitit 2026.

“Republikanët kanë thënë se do të kemi reformë të imigracionit sapo të kemi një kufi të sigurt. E kemi këtë tani”, deklaroi Gallego.

Ekspertët, megjithatë, e konsiderojnë veton presidenciale pengesën kryesore për miratimin e një reforme të gjerë.


Shtuar më 11.11.2026 23:08

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet