Një prind ka denoncuar një rast skandaloz se si fëmija i tij i 12-vjeçar ka qenë pranë një dëmtimi të rëndë në gojë teksa po hante një kroasant “Replay”.
Gjatë përtypjes, fëmija ka ndjerë diçka të fortë dhe, pas kontrollit, në brendësi të brumit të moltos është zbuluar një copë e fortë metalike.
Siç shihet edhe në foto, hekuri ndodhej fiks brenda produktit, çka dëshmon një mungesë totale të kontrollit të cilësisë nga ana e prodhuesve.
Një papërgjegjshmëri e tillë vë në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e fëmijëve, ndaj kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve.













