Një zjarr ka rënë në një magazinë prej druri në zonën industriale të Gjirokastrës. Zjarri u konstatua në ambientet e brendshme të magazinës, ku kishte materiale drusore, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në të gjithë objektin dhe objektet përreth.

Forcat zjarrfikëse bënë të mundur izolimin e tij në kohë dhe, rrjedhimisht, u parandalua përhapja e flakëve në pjesën tjetër të magazinës. Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme materiale me vlerë disa milionë lekë.