Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka parashikuar që të enjten, më 12 nëntor, moti të jetë kryesisht i vranët, me intervale me diell.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 19 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.