Turizmi apo eurot në dhoma? Monedha europiane ka humbur gati 35% të vlerës që prej vitit 2016

Edhe pse periudha më e ngarkuar turistike ka kaluar prej kohësh, euro vazhdon të bjerë në nëntor dhe po i afrohet sërish nivelit më të ulët historik në tregun vendas.

Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë tregon se sot një euro u këmbye me 90.72 lekë, ose 0.03 lekë më pak se një ditë më parë.

Të lidhura

None found

Monedha e përbashkët ndodhet kështu vetëm 0.08 lekë mbi rekordin e ulët prej 90.64 lekësh, të shënuar më 22 tetor të këtij viti.

Dallimi bëhet më i qartë po të kthehemi në vitin 2016, kur nisi periudha e gjatë e forcimit të Lekut. Më 18 janar 2016, sipas Bankës së Shqipërisë, Euro arriti në 139.48 lekë, kursi më i lartë i atij viti.

Krahasuar me kursin e sotëm, ajo ka humbur 48.76 lekë, ose gati 35% të vlerës kundrejt Lekut.

Nëse në janar 2016 një mijë euro këmbeheshin me rreth 139.5 mijë lekë, sot për të njëjtën shumë merren vetëm 90.7 mijëTurizmi apo eurot në dhoma lekë: një diferencë prej 48.8 mijë lekësh.

Institucionet zyrtare e kanë lidhur prej vitesh forcimin e Lekut kryesisht me shtimin e turizmit, investimet e huaja dhe përmirësimin e faktorëve themelorë ekonomikë.

Megjithatë, zhvlerësimi i Euros nisi përpara bumit turistik dhe disa prej zhvillimeve nuk gjejnë shpjegim të lehtë te treguesit zyrtarë.

Kjo vihet re në të dhënat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, që pasqyrojnë hyrjet dhe daljet e valutës nga burime si emigracioni, turizmi dhe tregtia e jashtme.

Gjatë viteve 2016–2022, përpara bumit aktual turistik, deficiti i llogarisë korente u thellua, ndërsa Euro vazhdoi të humbiste vlerë. Shkaku kryesor i përkeqësimit ishte deficiti tregtar: vendi u mbështet gjithnjë e më shumë tek importet, kurse eksportet u goditën nga rënia e Euros.

Në vitin 2022, daljet neto të valutës arritën rreth 1.1 miliardë euro, 37% mbi nivelin e vitit 2016; gjatë po kësaj periudhe, Euro ishte nënçmuar me rreth 13%.

Në kushte të zakonshme, thellimi i deficitit të jashtëm do të shtonte trysninë mbi monedhën vendase dhe do ta dobësonte atë. Në Shqipëri, përkundrazi, Leku u forcua.

Të paktën deri në vitin 2024, vit deri në të cilin raportohen të dhëna të sakta për lejet, rënia e Euros rezulton të ketë lidhje më të fortë me shtimin e lejeve të ndërtimit sesa me numrin e turistëve.

INSTAT raporton se gjatë periudhës 2021–2024 sipërfaqja e lejeve të ndërtimit shënoi nivele rekord, nga 2.1 në 2.7 milionë metra katrorë në vit. Në të njëjtën kohë, Euro vijoi të zhvlerësohej: nga një mesatare prej 137.4 lekësh në vitin 2016, në 119 lekë në vitin 2022 dhe në 100.7 lekë në vitin 2024.

Ndikimi i prurjeve turistike në përmirësimin e bilancit të pagesave u bë i dukshëm vetëm prej vitit 2023, kur deficiti i llogarisë korente ra në 374 milionë euro.

Një vit më pas, deficiti u rrit sërish në 610 milionë euro, ndërkohë që Euro humbi edhe 8% kundrejt Lekut. Vetëm në vitin 2025, me ngushtimin e deficitit në 178 milionë euro, prurjet turistike morën peshë më të madhe si faktor mbështetës për forcimin e monedhës vendase.

Për eksportuesit dhe bizneset që arkëtojnë në Euro, rënia e monedhës europiane ka pakësuar të ardhurat e përllogaritura në Lek, ndërsa shpenzimet brenda vendit, veçanërisht pagat, vazhdojnë të rriten. Konsumatorët, nga ana tjetër, nuk kanë marrë përfitim në të njëjtën përmasë nga ulja e kostove të importeve.

Dhjetë vjet pas nisjes së kësaj rënieje, mbetet e hapur pyetja se çfarë pjese të saj e shpjegojnë turizmi dhe faktorët realë të ekonomisë, dhe çfarë pjese lidhet me flukse valutore që statistikat zyrtare nuk i pasqyrojnë plotësisht.


Shtuar më 12.11.2026 07:55

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet