Hegseth kritikohet nga ushtari! Sekretari i Mbrojtjes i SHBA theu heshtjen pranë “varrit të ushtarit të panjohur”
Një moment i pazakontë është regjistruar në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit në Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe një grup zyrtarësh të Pentagonit janë qortuar publikisht nga një ushtar amerikan, pasi thyen atmosferën e heshtjes dhe solemnitetit pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur
Ngjarja ndodhi pas ceremonisë së organizuar me rastin e Ditës së Veteranëve, ku morën pjesë presidenti Donald Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance.
Hegseth, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe disa prej këshilltarëve të tij më të afërt, po realizonte fotografi përpara memorialit. Por pasi përfunduan fotografitë, disa anëtarë të grupit nisën të qeshnin dhe të bisedonin, duke ndërprerë atmosferën e heshtjes që duhet të ruhet në këtë vend.
Ushtari që patrullonte pranë varrit ndaloi dhe iu drejtua grupit me një paralajmërim të qartë: “Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë në çdo kohë një atmosferë heshtjeje dhe respekti”.
Pas incidentit, zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi se ushtari kishte vepruar drejt dhe me respekt, duke u kujtuar të gjithëve detyrimin për të ruajtur solemnitetin e vendit.
Varri i Ushtarit të Panjohur është një prej memorialeve më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Që prej vitit 1948, ai ruhet 24 orë në ditë nga ushtarë të regjimentit elitar “The Old Guard”, pavarësisht kushteve atmosferike.
Incideti vjen në një moment të vështirë politik për Pete Hegseth, i cili po përballet me akuza të ngritura nga kongresmeni republikan Thomas Massie, që kërkon shkarkimin e tij përmes procedurës së impeachment, por republikanët e kanë bllokuar në një votim procedural vazhdimin e procesit.
Vetë Trump ishte kritikuar më parë për sjelljen në Varrezat e Arlingtonit, pasi në vitin 2024 kishte realizuar një video elektorale në këtë kompleks memorial.
Ngjarja e fundit ka rikthyer vëmendjen te protokolli dhe respekti që kërkohet në një prej vendeve më simbolike të kujtesës ushtarake amerikane.
Shembet ndërtesa në Nju-Jork, 2 të vdekur dhe mbi 17 të plagosur! Operacion për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat
Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet ku njerëzit jetojnë më të lumtur? Renditja e 50 shteteve
Kush do të ishte CEO-ja e ardhshme e Nvidia-s?
- 08:02 Shembet ndërtesa në Nju-Jork, 2 të vdekur dhe mbi 17 të plagosur! Operacion për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat
- 07:59 Detaje nga protestat masive në Spanjë, përplasje dhe tensione të forta me policinë! Shkatërrohen dhe grabiten dyqane! Çfarë duhet të dimë më shumë
- 07:52 Indeksi i Pasaportave të Lumtura 2026, cilat janë 10 vendet ku njerëzit jetojnë më të lumtur? Renditja e 50 shteteve
- 07:49 Kush do të ishte CEO-ja e ardhshme e Nvidia-s?
- 07:44 Demokratët janë gati të luftojnë kundër Trumpit për emigracionin, por sa mund të arrijnë?
- 07:39 Bordi i Nvidia diskuton shkarkimin e Jensen Huang