Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin e IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në Dublin, Kurti do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me liderë dhe përfaqësues të shteteve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.
“Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Prishtinë, 11 nëntor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Në margjina të Samitit dhe gjatë vizitës në Dublin, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues shtetesh, si dhe institucionesh e organizatash ndërkombëtare.”