Pas skandalit me biznesmenen kineze, CEO i Nvidia-s kapet në një tjetër aferë jashtëmartesore, këtë herë me një drejtoreshë të kompanisë Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut ka shkuar në dy, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 19, sipas përditësimit të fundit nga autoritetet lokale.
Katër persona janë në gjendje kritike, ndërsa të plagosurit përfshijnë shtatë fëmijë dhe një zjarrfikës. Më shumë se 250 zjarrfikës janë mobilizuar për të gjetur të mbijetuarit, me ekipe që veprojnë midis rrënojave të paqëndrueshme, pasi ka frikë nga një tjetër shembje.
Vdekja e të paktën dy personave u konfirmua nga kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zoran Mamdani, duke e përshkruar shembjen që ndodhi të mërkurën pasdite, në Flatbush Avenue, në Brooklyn, si “katastrofike”.
Siç raportoi ai, ekipet e para të zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje vetëm një minutë pas thirrjes së parë në numrin e emergjencës.
“Ishte një situatë jashtëzakonisht e vështirë, që po zhvillohej me shpejtësi të lartë, me rrënoja të paqëndrueshme dhe boshllëqe të rrezikshme nën sipërfaqe”, tha kryetari i bashkisë, duke përshkruar kushtet e operacionit.
Pamjet nga helikopterët e rrjeteve televizive kapën qindra ekipe shpëtimi që kërkonin të mbijetuar në rrënoja, madje duke përdorur sharra speciale për të prerë pjesë të rrënojave.
Në disa pamje që qarkullojnë në internet, zjarrfikësit nxjerrin një burrë nga rrënojat, e vendosin në barelë dhe e transportojnë me shumë kujdes, duke e kaluar nga një dorë në tjetrën për ta nxjerrë në mënyrë të sigurt.
Kryetarja e Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut (FDNY), Lillian Bonsignore, njoftoi se numri i personave që kishin nevojë për ndihmë mjekësore është 19.
“Ky është një operacion afatgjatë. Shkaqet po hetohen. Tani për tani, dhe ky numër mund të ndryshojë, kemi 19 pacientë”, tha ajo.
Top Channel