E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Paris/ Gardisti humb ndjenjat gjatë ceremonisë, Macron nxiton për ta ndihmuar

Një incident i papritur është regjistruar në Pallatin Élysée në Paris, ku një pjesëtar i Gardës së Nderit ka humbur ndjenjat gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron.

Gardisti u rrëzua papritur në tokë në momentin kur presidenti sllovak po mbërrinte në pallatin presidencial për vizitën e planifikuar. Ngjarja ndodhi gjatë ceremonisë zyrtare, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.

Presidenti Emmanuel Macron dhe pjesëtarë të stafit të pallatit u afruan menjëherë për t’i ardhur në ndihmë gardistit dhe për të parë se çfarë kishte ndodhur. Pak më vonë, punonjësit e ngritën atë dhe e larguan nga vendi ku ishte rrëzuar.

Pas incidentit, Macron vijoi protokollin zyrtar dhe priti homologun e tij sllovak, Peter Pellegrini. Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e humbjes së papritur të ndjenjave dhe as detaje mbi gjendjen shëndetësore të pjesëtarit të Gardës së Nderit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.