Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

    Pas skandalit me biznesmenen kineze, CEO i Nvidia-s kapet në një tjetër aferë jashtëmartesore

    Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual
    Kryesore

    Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

    November 12, 2026

    Ministri i Mbrojtjes,  Ermal Nufi, ka reaguar pas publikimit të një artikulli në median ndërkombëtare Politico, duke sqaruar se deklarata e tij është interpretuar jashtë kontekstit dhe nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të Shqipërisë lidhur me Samitin e ardhshëm të NATO-s.

    Përmes një deklarate publike, Nufi thekson se Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, në përputhje me vendimin e marrë nga Aleanca, ndërsa Shqipëria ka nisur tashmë përgatitjet për organizimin dhe mikpritjen e tij.

    “Lidhur me artikullin e publikuar sot nga Politico, dëshiroj të sqaroj se deklarata ime është interpretuar jashtë kontekstit, duke krijuar një përshtypje të gabuar mbi qëndrimin e Shqipërisë për organizimin e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë”, shprehet ministri.

    Sipas Nufit, referenca e tij për një takim virtual kishte të bënte ekskluzivisht me procesin e vendimmarrjes për caktimin e datës së samitit dhe jo me zhvillimin e vetë ngjarjes.

    “Në përgjigje të pyetjeve të gazetarit lidhur me datën e zhvillimit të Samitit, kam sqaruar se përcaktimi i saj është kompetencë e liderëve të vendeve aleate, të cilët mund ta diskutojnë dhe vendosin atë edhe përmes një takimi virtual, pa qenë e nevojshme të mblidhen fizikisht për këtë qëllim”, sqaron ai.

    Ministri nënvizon se çdo interpretim që lidhet me zhvillimin virtual të samitit është i pasaktë.

    “Referenca ime ndaj një takimi virtual lidhej ekskluzivisht me procesin e vendimmarrjes për datën dhe në asnjë mënyrë me zhvillimin virtual të vetë Samitit”, thekson Nufi.

    Ai shton se data e samitit do të bëhet publike vetëm pasi të jetë përcaktuar nga Aleanca dhe të komunikohet zyrtarisht nga NATO.

    Në deklaratën e tij, ministri ka mohuar gjithashtu çdo pretendim se Shqipëria ka propozuar shtyrjen e samitit ose organizimin e tij në format virtual.

    “Dua të jem plotësisht i qartë: Shqipëria nuk ka propozuar as shtyrjen, as zhvillimin virtual të Samitit të NATO-s. Ne jemi duke u përgatitur për ta mirëpritur atë në Tiranë, ashtu siç është vendosur nga aleatët”, deklaron ai.

    Në fund Nufi thekson se çdo interpretim tjetër nuk përfaqëson as fjalët e tij dhe as pozicionin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.

    “Çdo interpretim tjetër i deklaratës sime nuk pasqyron atë që kam thënë dhe as qëndrimin zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, përfundon reagimi i ministrit.

    Ermal Nufi nato samiti Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

    November 12, 2026

    Pas skandalit me biznesmenen kineze, CEO i Nvidia-s kapet në një tjetër aferë jashtëmartesore

    November 12, 2026

    Moti i keq në Kukës, shkëputet masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit

    November 12, 2026

    Kryeministri Rama: Protesta nuk ka më “Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

    November 12, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.