Shembja e ndërtesës në Nju Jork/ Shkon në dy numri i viktimave, 19 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Një ushtar rus mbeti i vrarë si pasojë e shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Petersburgut.
Ngjarja u regjistrua të martën, ndërsa autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit.
Sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, viktima ishte pjesëtar i forcave të armatosura ruse. Institucioni bëri të ditur se për rastin është hapur një hetim penal për vrasjen.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi mënyrën se si ndodhi shpërthimi, nëse automjeti ishte në lëvizje apo i parkuar, si dhe nëse ka persona të tjerë të lënduar.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi shkaqet e mundshme të ngjarjes apo nëse dyshohet për një sulm të qëllimshëm.
Car bomb kills Russian army colonel in St. Petersburg
According to preliminary reports, the victim was a military pilot. He was alone in the car at the time of the explosion.
Media reports say an explosive device was attached underneath the vehicle and remotely detonated as the car was leaving the courtyard.
— NEXTA (@nexta_tv) November 12, 2026
Top Channel