Lajmi i fundit

Ikën Hyseni, vjen Hasani/ Rama emëron një tjetër këshilltare në krye të SHISH, Begaj firmos

Ikën Hyseni, vjen Hasani/ Rama emëron një tjetër këshilltare në krye të SHISH, Begaj firmos

Ikën Hyseni, vjen Hasani/ Rama emëron një tjetër këshilltare në krye të SHISH, Begaj firmos

09:12, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Esmeralda Hasani është emëruar drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e saj, pas shkarkimit të Vlora Hysenit.

“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Përpara dekretimit janë kryer të gjitha procedurat ligjore të  verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Esmeralda Hasani është propozuar nga Edi Rama për të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke zëvendësuar Vlora Hysenin, e cila ndodhet në arrest shtëpie me akuzat e ngritura nga SPAK.

SPAK e akuzon Hysenin për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe bashkëpunim me Ergys Agasin. Sipas hetimeve, komunikimet telefonike kanë evidentuar kontakte të vazhdueshme mes tyre, edhe në kohën kur Agasi ishte në kërkim.

Hasani njihet gjithashtu si mike e Vlora Hysenit, e cila e kishte emëruar pak kohë më parë në pozicionin e shefes së Departamentit Mbështetës në SHISH.

Hasani prezantohet si konsulente e lartë pranë Zyrës së Kryeministrit për planifikimin e projekteve dhe sigurimin e financimeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco