Këtë të enjte, 12 nëntor 2026, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit, në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).
Emërimi është bërë me propozim të Kryeministrit, përmes dekretit nr. 595, datë 12 nëntor 2026.
Të lidhura
None found
Presidenca bën të ditur se, përpara dekretimit të Esmeralda Hasanit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit, të parashikuara për emërimin e zyrtarëve në poste të larta.
Dekreti për emërimin e drejtueses së re të Shërbimit Informativ të Shtetit mban datën 12 nëntor 2026.








