Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjtë presin Finlandën në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, me synimin e vetëm fitoren për të konsoliduar vendin e parë në Grupin C1.
Skuadra e drejtuar nga Rolando Maran kryeson grupin me 9 pikë, ndërsa Bjellorusia dhe Finlanda kanë nga 7 pikë.
Një triumf sonte do t’i jepte Kombëtares një avantazh të rëndësishëm përpara sfidës së fundit ndaj Bjellorusisë.
Trajneri italian i ka në dispozicion të gjithë futbollistët e grumbulluar dhe nuk raportohet për probleme fizike në skuadër. Megjithatë, Maran pritet të bëjë disa ndryshime, duke ruajtur skemën e preferuar 3-4-2-1.
Në portë pritet të rikthehet Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje treshja do të përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj, i cili duket se ka fituar balotazhin me Ajetin.
Në mesfushë, Hysaj pritet të aktivizohet në të djathtë dhe Pilo në të majtë, me Asllanin dhe Ramadanin në qendër.
Ndryshimi më i mundshëm në repartin ofensiv lidhet me Qazim Laçin, i cili pritet të marrë vendin e Arbër Hoxhës.
Laçi do të luajë pas sulmuesit Rei Manaj, së bashku me Ernest Muçin, në përpjekje për të krijuar më shumë rrezik përpara portës kundërshtare.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Berisha; Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Hysaj, Asllani, Ramadani, Pilo; Laçi, Muçi; Manaj.
Përballja me Finlandën nis në orën 20:45 në “Air Albania”, ndërsa tri ditë më vonë kuqezinjtë do të luajnë ndaj Bjellorusisë në Budapest.
© SYRI.net
Polemika në Spanjë për Lamine Yamal, akuzohet se po i zgjedh ndeshjet që dëshiron t’i luajë
Manchester United lëviz për Pochettinon, nisin negociatat me federatën amerikane
Sinner zbulon ndërhyrjen kirurgjikale: U operova në bajame dhe humba shumë peshëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: