Kushtet e përkeqësuara atmosferike vijojnë të mbajnë të pezulluar lundrimin në Vlorë për të dytën ditë radhazi.
Ndalimi përfshin të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit në det.
Gjatë kësaj të enjteje, në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur është regjistruar një rritje e ndjeshme e intensitetit të erës, me shpejtësi që arrijnë nga 20 deri në 30 metra në sekondë. Për pasojë, kushtet në det nuk lejojnë daljen e mjeteve të peshkimit dhe lundrimin e mjeteve të vogla.
Sipas parashikimeve meteorologjike, situata pritet të mbetet e përkeqësuar edhe në orët dhe ditët në vijim, me erëra të forta dhe dallgëzim të lartë.











