‘Për arsye sigurie’/ SHBA anulon pjesëmarrjen në Botërorin U17 që do të mbahet në Katar

12/11/2026 09:45

SHBA nuk do të jetë në Botërorin U17 që do të mbahet në Katar dhe që do të nisë në 19 nëntor për t’u mbyllur në 13 dhjetor.

Federata Amerikane e Futbollit e konfirmoi këtë  vendim përmes një mesazhi privat drejtuar futbollistëve duke thënë se ai u mor për arsye sigurie për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

‘Ju shkruajmë për t’ju informuar se morëm vendimin e vështirë për të anuluar përgatitjet për Kupën e Botës dhe pjesëmarrjen tonë në kompeticion-theksohej në mesazhin e Federatës-për fat të keq duke parë rrethanat aktuale, mes të cilave edhe paralajmërimin për udhëtarët të nivelit 3 te nxjerrë nga Departamenti i Shtetit dhe direktivar për personelin e ambasadës dhe familjeve të tyre, nuk jemi më në gjendje që të marrim pjesë në turne’.

Lufta në Lindjen e Mesme nisi në muajin shkurt me sulmet e SHBA e Izraelit kundër Iranit me këtë të fundit që u kundërpërgjigj duke shënjestruar mes të tjerave, vendet aleatë të ëashingtonit në rajon. Që nga ai moment, shumë evente sportive në Lindjen e Mesme janë anuluar, shtyrë apo spostuar diku tjetër. Në javët e fundit janë anuluar disa evente në rajon për shkak te sulmeve thuajse të përditshme me raketa e dronë të Huthit, aletaëve të Iranit kundër Arabisë Saudite.

Top Channel