Presidenti Donald Trump dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një “përplasje të ashpër me të ulëritura” gjatë fundjavës për shkak të qëndrimeve të tyre të ndryshme lidhur me të ardhmen e luftës me Iranin, sipas mediave izraelite. Në një bisedë telefonike mes dy liderëve, Netanyahu këmbënguli vazhdimisht për rifillimin e luftës, ndërsa Trump preferoi qasjen diplomatike, duke lejuar që bisedimet aktuale të paqes me Iranin të vazhdojnë, raportuan mediat e Tel Avivit.