Ter Stegen: Neuer është ndër më të mëdhenjtë, por ndonjëherë ka qenë zhgënjyese për mua të isha në stol

12 Nëntor 2026
10:00
Telesport
back button

Marc-André ter Stegen mund të rikthehet në formacionin titullar të Gjermanisë për ndeshjen e Nations League kundër Serbisë. Pasi ka gjetur një formë të qëndrueshme, duke luajtur tashmë për Ajax, ai e ka lënë pas një periudhë të vështirë, gjatë së cilës u detyrua të mbetet në një rol dytësor te Barcelona.

Në një intervistë për ‘SportBild’, portieri gjerman foli për rivalitetin e tij me Manuel Neuer, i cili ka ndikuar thellë në karrierën e tij ndërkombëtare. Ai pranoi se vendimet e marra nga trajnerë të ndryshëm të kombëtares shpesh e kanë bërë të ndihet i zhgënjyer.

“Neuer nuk është thjesht një portier i madh, ai është ndoshta një nga më të mirët në histori. Ai ka fituar me të drejtë një respekt të madh brenda kombëtares dhe konkurrenca me të më ka shtyrë të vazhdoj të përmirësohem. Do të kisha dashur më shumë hapësirë, por trajnerët që kam pasur në kombëtare zgjodhën Manuel dhe kjo është diçka që duhet respektuar e pranuar“, tha Ter Stegen.

“Megjithatë, ka pasur momente zhgënjyese ku më është dashur të hesht, sepse mendoja se e meritoja një mundësi për të luajtur. Kupa e Botës 2018 ishte përvoja më e hidhur për mua personalisht, por nuk dua të ndalem shumë te ajo që ndodhi atëherë“, deklaroi portieri gjerman.

Portieri 34-vjeçar foli për marrëdhënien e tij me Barcelona, ku ka kontratë deri në vitin 2028 si dhe për lidhjen me trajnerin Hansi Flick: “Kohët e fundit nuk kam pasur kontakte me trajnerin, ndryshe nga disa prej ish-shokëve të mi të skuadrës, me të cilët flas ende herë pas here për t’u informuar mbi situatën. I ndjek rezultatet e Barcelonës mjaft rregullisht dhe ndonjëherë i shikoj ndeshjet e tyre”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit