Dyshohet për një rast të dhunimit, arrestohet i dyshuari i mitur në Kaçanik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Kaçanik.
I dyshuari është arrestuar me dyshimet për dhunim.
“Kaçanik 11.11.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 minuta më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





























