Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme.
Kryedemokrati është paraqitur në SPAK, pasi së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, do të pyeten në cilësinë e kallëzuesve, lidhur me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Ata e kanë kallëzuar gjyqtaren për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit mbi një dënim në Greqi. Ndërkohë, kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja që ka firmosur kërkesat e prokurorisë për dosjen “Partizani”.

