Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Vendimi është marrë nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili më 3 nëntor 2026 ka firmosur urdhrin nr. 540 për shfuqizimin e lejes mjedisore të tipit A të lëshuar për kompaninë që prej muajit shtator të vitit 2016. Vendimi prek një sërë aktivitetesh industriale të KURUM, përfshirë prodhimin e çelikut, shkrirjen e metaleve, fonderinë, përpunimin dhe saldimin e metaleve, si dhe prodhimin e gëlqeres. Propozimi për pezullimin e lejes së Kurum erdhi nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe u miratua nga Ministri Jaupaj.