ELBASAN- Kompanisë ‘Kurum’, një nga operatorët më të mëdhenj të industrisë metalurgjike në Shqipëri, i është hequr leja mjedisore pas 10 vitesh. Mësohet se vendimi nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj i cili më 3 nëntor 2026 ka firmosur urdhrin për shfuqizimin e lejes mjedisore të tipit A, e cila për kompaninë në fjalë është lëshuar që prej shtatorit të vitit 2016.
Heqja e lejes, sipas mediave, vjen pasi kompania në fjalë është ende nën hetim për 2800 tonë mbetjet e rrezikshme që u kthyen nga Tajlanda. Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 udhërarreste për përgjegjësit, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit
Lajmi në përditësim....










Komente
Komento