Sot pritet që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvendin e Kosovës për votim me përmbajtjen aktuale.
Kjo i hap rrugë hyrjes së tij në fuqi, duke e mbivendosur vendimin e fundit të presidentes për mosdekretimin e tij.
Sipas informacioneve, Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordim që menjëherë pas votimit të nisë puna për ndryshimin e tij.
Mësohet se palët janë dakorduar që të nisin edhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për ndryshimin e këtij ligji.
Ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës u miratuan në Kuvend më 6 tetor dhe, me kërkesë të PDK-së, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ktheu ligjin në parlament duke mos e dekretuar.
© SYRI.net