Sport
Ndeshja kundër Finlandës, trajneri Maran dërgon 4 lojtarë në tribunë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka përcaktuar futbollistët që do të jenë në dispozicion për përballjen e sotme ndaj Finlandës.
Për shkak të kufizimit të numrit të lojtarëve në listën e ndeshjes, katër futbollistë do ta ndjekin sfidën nga tribuna.
Bëhet fjalë për Feta Fetain, Ysni Ismailin, Klevi Qefalijan dhe Samuele Sinën, të cilët nuk janë përzgjedhur për këtë takim për arsye teknike.
Një zgjedhje e Maranit që lë jashtë katër emra të grumbulluar, ndërsa në dispozicion të trajnerit mbetet një grup i kufizuar alternativash për duelin e rëndësishëm ndaj Finlandës.
Kujtojmë se sfida Shqipëri-Finlandë luhet këtë mbrëmje në Tiranë, në orën 20:45.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




