Dogana bllokon mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë në Tiranë

12 Nëntor 2026 | 11:13

Mbi 2,1 ton produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë janë bllokuar nga Dogana e Tiranës, pasi gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi në etiketimin e tyre.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, bëhet fjalë për një ngarkesë prej 156 mijë njësish produktesh ushqimore dhe lodrash të ambalazhuara, të cilave u mungonte informacioni i detyrueshëm mbi datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit.

Parregullsitë u evidentuan gjatë kontrollit fizik të mallrave, të kryer në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, nga Dega Doganore Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Monitorimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Mungesa e këtij informacioni përbën shkelje të kërkesave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 434, datë 11 korrik 2018, për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit.

Për këtë arsye, autoritetet doganore kanë vendosur bllokimin e të gjithë ngarkesës dhe moslejimin e çlirimit të mallrave deri në përfundimin e verifikimeve dhe procedurave ligjore.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka kërkuar angazhimin maksimal të strukturave përgjegjëse për verifikimin e rastit dhe ndjekjen e mëtejshme ligjore.

Administrata Doganore deklaron se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e hedhjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet dhe kërkesat ligjore, si dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin e Apelit për ish-shefin e operacionales Oltion Bistri. Sipas informacioneve, Bistri nuk është gjetur në banesë nga forcat...
11:02 | 12/11/2026

Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një 21-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, transportonin kundrejt pagesës...
10:46 | 12/11/2026

Kallëzimi ndaj gjyqtares Irena Gjoka, Berisha paraqitet në SPAK si dëshmitar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të enjte është paraqitur në ambientet e SPAK. Mësohet se Berisha do të merret në pyetje lidhur me...
10:10 | 12/11/2026