Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme ku edhe do të mbahet seanca e radhës ndaj saj dhe kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ish-deputetja përballet me akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, në dy raste të kryera në bashkëpunim; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, i kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe interesave private”.
