• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

340 milionë euro më shumë për pensionistët, familjet me të ardhura modeste, ato me shumë fëmijë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Heqja e taksës së qarkullimit nuk është vetëm lehtësi për pronarët e automjeteve, por instrument që do të ndikojë në uljen e kostove të ekonomisë

by A. Q
12/11/2026 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Projektbuxheti i shtetit për vitin 2027, me një vlerë të përgjithshme që shkon 976 miliardë lekë ose 10.7 miliardë euro), synon të ketë një dimension të rëndësishëm social.

Një në çdo tre lekë të shpenzimeve buxhetore do të shkojë për mbrojtjen dhe ndihmën sociale. Ky është një tregues i rëndësishëm i peshës që zënë politikat sociale në shpërndarjen e burimeve publike dhe i përpjekjes për të përmirësuar mirëqenien e kategorive të ndryshme të popullsisë.

Në kushtet kur familjet shqiptare vazhdojnë të përballen me koston e lartë të jetesës, pensionistët me të ardhura të kufizuara, ndërsa lindshmëria dhe emigracioni mbeten sfida të rëndësishme demografike, politikat sociale marrin një rëndësi të veçantë.

Një e treta e buxhetit për mbrojtjen dhe ndihmën sociale

Risia e projektbuxhetit 2027 qëndron në ndërthurjen e disa instrumenteve të mbështetjes, si lehtësimi i kostos së shportës ushqimore, ulja e çmimit të karburanteve, rritja e mbështetjes për pensionistët, krijimi i një skeme të re për familjet me fëmijë të vegjël dhe zgjerimi i përkujdesjes për personat me aftësi të kufizuara. Këto masa synojnë të ndikojnë jo vetëm në të ardhurat e drejtpërdrejta të familjeve, por edhe në shpenzimet e tyre të përditshme.

Një nga elementet më të rëndësishme të projektbuxhetit 2027 është pesha e konsiderueshme që i kushtohet mbrojtjes sociale.

Nga një buxhet që kalon 10 miliardë euro, rreth një e treta e burimeve financiare orientohet drejt politikave të mbrojtjes dhe ndihmës sociale.

Kjo përfaqëson një angazhim të rëndësishëm financiar, pasi mbështetja sociale nuk kufizohet vetëm tek pagesat e pensioneve apo ndihma ekonomike. Ajo përfshin një spektër më të gjerë ndërhyrjesh që prekin familjet, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara dhe grupet me nevoja të veçanta.

Sfida kryesore është që fondet e parashikuara të përkthehen në shërbime më cilësore, mbështetje më të drejtë dhe përmirësim të matshëm të standardit të jetesës.

Tabela 1. Ndërhyrjet kryesore sociale  2027

Fusha                     Treguesi

Ushqimet bazë Ulja reale e çmimeve në treg

Karburantet      Reflektimi i plotë i uljes prej 32.4 lekësh për litër

Pensionistët      Rritja e të ardhurave reale dhe fuqisë blerëse

Familjet me fëmijë        Mbështetja e vazhdueshme deri në moshën 5-vjeçare

Personat me aftësi të kufizuara  Përmirësimi i të ardhurave dhe shërbimeve

Mbrojtja sociale Ulja e varfërisë dhe e përjashtimit social

Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore: lehtësim për shportën e konsumit familjar

Një nga masat më të drejtpërdrejta sociale të paketës fiskale 2027 është ulja e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 kategori produktesh ushqimore të konsumit të përditshëm.

Kjo përfaqëson një ulje me mbi tri herë të normës së TVSH-së dhe synon të lehtësojë shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare. Po përse kjo masë ka rëndësi të veçantë sociale?

Sepse ushqimet zënë një peshë relativisht të madhe në buxhetin e familjeve tona, veçanërisht të atyre me të ardhura të ulëta. Për një pensionist, një familje me disa fëmijë apo një familje që mbështetet kryesisht tek paga minimale, çdo kursim në shpenzimet e shportës ushqimore ka rëndësi.

Nëse ulja e TVSH-së reflektohet plotësisht tek çmimet e shitjes, konsumatori me të ardhura të pakta ka mundësi të blejë të njëjtat produkte me 14 përqind më pak para, ose të përballojë një sasi më të madhe ushqimesh me të njëjtin buxhet familjar.

Por këtu qëndron edhe kushti kryesor i suksesit të kësaj politike: ulja e taksës duhet të shoqërohet me transparencë dhe monitorim të çmimeve.

Tabela 2. Paratë që përfitojnë qytetarët nga Paketa Fiskale 2027:

–           Pensionistët bonuse dhe shpërblime                       220 milionë euro

–           Ulja e TVSH-se për ushqime                                 130 milionë euro

–           Heqja e taksës së qarkullimit për naftën                  58 milionë euro

–           Ngritja e tavanit për rrogat (deri 300 mijë Lekë)     22 milionë euro

–           Totali 430 milionë euro

Qytetarët duhet të jenë në gjendje të krahasojnë çmimet përpara dhe pas hyrjes në fuqi të masës, në mënyrë që përfitimi fiskal të mos mbetet vetëm në zinxhirin e tregtimit, por të mbërrijë realisht tek ata.

Nafta 32.4 lekë më lirë për litër: lehtësi për familjet dhe ekonominë

Një tjetër masë me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë familjare është heqja e taksës së qarkullimit prej 32.4 lekësh për litër naftë, duke filluar nga 1 janari 2027.

Nëse kjo ulje transferohet plotësisht në çmimin e pompës, qytetarët do të paguajnë 32.4 lekë më pak për çdo litër naftë.

Duke marrë si referencë çmimin prej 202 lekësh për litër, kjo përfaqëson një ulje prej rreth 16%.

Tabela 3. Kursimi mujor për familje nga nafta e ulur:

Konsumi i naftës         Kursimi për familjen

20 litra                         648 lekë

40 litra                         1,296 lekë

60 litra                         1,944 lekë

100 litra                        3,240 lekë

Përfitimi nuk kufizohet vetëm tek qytetarët që përdorin automjete private. Ulja e kostos së karburantit ndikon pozitivisht edhe në shpenzimet e transportit, në kostot e shpërndarjes së mallrave, në aktivitetin e fermerëve dhe në shpenzimet operative të bizneseve.

Nëse kjo masë reflektohet në të gjithë zinxhirin ekonomik, ajo do të ndihmojë edhe në frenimin e presioneve inflacioniste që vijnë nga kostot e transportit.

Kështu, heqja e taksës së qarkullimit nuk duhet parë vetëm si një lehtësi për pronarët e automjeteve, por si një instrument që do do të ndikojë në uljen e kostove të ekonomisë.

Dyfishimi i bonusit të pensionistëve: më shumë mbështetje për një kategori me nevoja të veçanta

Pensionistët përbëjnë një nga kategoritë më të ndjeshme ndaj rritjes së kostos së jetesës. Për shumë prej tyre, pensioni është burimi kryesor ose i vetëm i të ardhurave. Shpenzimet për ushqime, energji, ngrohje dhe veçanërisht për barna e shërbime shëndetësore zënë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave mujore.

Në këtë kontekst, dyfishimi i bonusit të pensionistëve në kuadër të politikave sociale të vitit 2027 përfaqëson një masë me rëndësi të veçantë. Përtej vlerës monetare, kjo masë ka edhe një dimension social: njohjen e nevojës për të përmirësuar të ardhurat e një brezi që ka kontribuar për dekada në ekonominë dhe zhvillimin e vendit.

Bonusi i ri për të porsalindurit: një politikë sociale me objektiv demografik

Një nga risitë më interesante të projektbuxhetit 2027 është skema e re e bonusit për të porsalindurit, e konceptuar me pagesa mujore deri në moshën pesëvjeçare të fëmijës.

Kjo përbën një ndryshim të rëndësishëm në filozofinë e mbështetjes financiare për familjet me fëmijë. Në vend të një ndihme të përqendruar vetëm në momentin e lindjes, skema e re synon të krijojë një mbështetje më të vazhdueshme gjatë viteve të para të jetës së fëmijës.

Kjo është e rëndësishme, sepse kostot e rritjes së një fëmije nuk përfundojnë me lindjen. Përkundrazi, ato vazhdojnë me ushqimin, veshmbathjen, kujdesin shëndetësor, produktet higjienike, edukimin dhe nevojat e tjera të përditshme.

Pagesat mujore do t’u japin familjeve më shumë siguri në planifikimin e shpenzimeve dhe do të ndihmojnë në përballimin e një pjese të kostove të rritjes së fëmijëve.

Por kjo skemë ka edhe një rëndësi më të gjerë: atë demografike. Shqipëria po përballet me rënie të lindshmërisë, plakje të popullsisë dhe emigracion të vazhdueshëm të të rinjve. Në këto kushte, mbështetja financiare e familjeve të reja është pjesë e një politike më të gjerë, për të krijuar kushte që çiftet të mos e shohin lindjen dhe rritjen e fëmijëve si një barrë të papërballueshme ekonomike.

Sigurisht, një bonus financiar nuk mund ta zgjidhë i vetëm krizën demografike. Ai duhet të shoqërohet me politika për strehimin, punësimin e të rinjve, çerdhet dhe kopshtet publike, shërbimet shëndetësore dhe pajtimin e jetës familjare me atë profesionale.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In