• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

by A. Q
12/11/2026 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se LDK-ja nuk do ta mbështesë përmbysjen e vetos së presidentes për ligjin për Specialen, nëse synimi është që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti ligj.

Osmani ka thënë se qëndrimi i LDK-së do të varet edhe nga përmbajtja e asaj që do të sillet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër një nisme të tillë.

“Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka bërë të ditur se ende nuk dihet nëse synimi është përmbysja e vetos së presidentes apo një iniciativë e re ligjore për ndryshimin e ligjit. Megjithatë, sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që nuk japin kontribut real në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe luftës çlirimtare.

Osmani ka kritikuar, siç i ka cilësuar, iniciativat që krijojnë pritje të rreme, duke thënë se energjia e institucioneve është dashur të përqendrohet në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në arenën ndërkombëtare.

“Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon edhe një prezantim i koordinuar shtetëror në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e historisë së Kosovës.

“Ne nuk kemi asnjë prezantim, po flas për krejt shtetëror, por edhe përfaqësues të ndryshëm të partive politike. Sepse unë kam folur edhe për The New York Times, edhe në platforma të rëndësishme ndërkombëtare nga 16 shtatori e tutje, për ta mbrojtur të vërtetën historike të Kosovës. Por, ndërkohë që shteti është dashur të fokusohej në mbrojtjen e kësaj të vërtete, ne kemi iniciativa të cilat as nuk janë në përputhje me Kushtetutën, as nuk janë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës historike të Kosovës, sidomos në prag të procedurës së apelit.

“Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi”, ka deklaruar ajo.

Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia i ka paraqitur qëndrimet në mënyrë parimore, por është përballur me akuza të papranueshme, duke përmendur edhe vendosjen e emrave të përfaqësuesve të LDK-së pranë njerëzve të Serbisë.

“LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por njëkohësisht nuk do të lejojë, sipas saj, cenimin e dinjitetit të njerëzve të LDK-së dhe familjeve të veprimtarëve të saj.

“Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime kundërshtuese, por plotësuese të njëra-tjetrës. “Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, shtoi Osmani.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji për Dhomat e Specializuara rikthehet sot në Kuvend, VV dhe PDK dakordohen për amendamentimin e tij!

November 12, 2026
Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

Hesapet e drogës/ Vrasja e shqiptarit në mes të Brukselit dhe policit në aksion, 4 autorët ekstradohen në Belgjikë nga Spanja e Franca!

November 12, 2026
Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

Liga e Kombeve/ Sfida me Finlandën, Shqipëria bën përgatitjet e fundit! Maran rikthen Berishën, Manaj në krye të sulmit

November 12, 2026
Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

Po trafikonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë! Në kërkim bashkëpunëtori

November 12, 2026
Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

Vetë në gjyq për dosjen “Partizani”, Berisha shkon në SPAK për kallëzimin ndaj gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka!

November 12, 2026
Soros ‘i përvishet’ presidentit kinez: I rrezikshëm për shoqëritë e hapura

Xi Jinping rikthen mesazhin për Tajvanin: Ribashkimi i plotë është i pashmangshëm

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In