Egnatia ka nxjerrë në shitje biletat për përballjen e radhës në Conference League. Rrogozhinasit do të presin Red Imps në stadiumin “Air Albania” më 26 nëntor, në orën 18:45.
Klubi fton tifozët e interesuar të sigurojnë biletat duke nisur nga sot, përmes lidhjes https://al.ebileta.al/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=2212. Pas dy barazimeve dhe një humbjeje, kampionët e Shqipërisë synojnë një rezultat pozitiv ndaj Red Imps.
Të lidhura
None found
Diferencat në pikë i mbajnë ende reale mundësitë e Egnatias për t’u kualifikuar në fazën play-off. Skuadra e Nevil Dedes mund të shpresojë nëse merr pikët e nevojshme në ndeshjet e mbetura, përfshirë ato me Bragën dhe Kauno Zalgiris.





