Një përcjellje mes dhimbjes së thellë dhe nderimeve tradicionale për 34-vjeçarin Angjelin Nika. I riu nga Dukagjini u përcoll për në banesën e fundit të mërkurën, me gjamën e burrave, sipas një zakoni të hershëm të zonës, që u rezervohej burrave me vlera dhe kontribut të veçantë.
Angjelin Nika humbi jetën tragjikisht teksa ndodhej mbi një shtyllë elektrike, duke punuar për rikthimin e energjisë në banesat e Bardhajve, ku banorët kishin mbetur në errësirë. Një jetë e ndërprerë në mënyrë tragjike, teksa përpiqej t’u rikthente dritën të tjerëve.










Komente
Komento