Sali Berisha thotë se me rregulloren për të lejuar vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM në dhomën e këshillimit dhe vendimmarrjes, Gjykata Kushtetuese ka shkelur ligjin dhe vetë Kushtetutën. Sipas kreut të Partisë Demokratike, vendimmarrja për rregulloren e re nuk është e vetë gjyqtarëve. Berisha foli edhe për drejtoren e re të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai tha se sa kohë është emërim i Edi Ramës ajo është një Vlora Hyseni Bis. Deklaratat u bënë pasi kreu i PD u pyet nga SPAK në lidhje me kallëzimin e bërë kundër gjyqtares, Irena Gjoka.