SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën përfundimtare për çështjen penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili po gjykohet për akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar që Shkreli të dënohet me 1 vit burg, si dhe të përjashtohet për një periudhë 5-vjeçare nga ushtrimi i funksioneve publike.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme përbën qëndrimin përfundimtar të organit të akuzës, ndërsa fjalën e fundit për fatin gjyqësor të kryebashkiakut do ta ketë gjykata.
Tashmë pritet që trupa gjykuese të shqyrtojë pretencën e SPAK dhe argumentet e palëve përpara se të shpallë vendimin përfundimtar për çështjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



