Skip to content
12 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“E njëjta dorë”, ekzekutimi i shqiptarit dhe i një polici në Bruksel, policia belge thotë se ka lidhje mes tyre

ShkodraWeb 12 November, 2026
shqiptar ekzekutim bruksel 2026

Vrasja e një shqiptari në lagjen Ixelles të Brukselit dhe ekzekutimi i efektivit të policisë belge, Nordine El Talbi, dyshohet se janë kryer nga i njëjti grup kriminal. Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetuesit kanë arritur në përfundimin se dy atentatet, të ndodhura brenda pak orësh në të njëjtën mbrëmje, kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ngjarja e parë ndodhi më 12 tetor, rreth orës 17:50, në hyrjen e një pallati në rrugën Wiertz, në zonën e Ixelles, pranë Parlamentit Europian.

Viktima ishte një shtetas shqiptar, i cili u qëllua me shtatë ose tetë plumba. Dëshmitarët raportuan se kishin parë tre ose katër persona duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta belge, shqiptari nuk rezultonte me precedentë penalë në Belgjikë. Megjithatë, mënyra e ekzekutimit dyshohet se mbart elemente të një larjeje hesapesh për çështje të lidhura me trafikun e drogës, ndërsa vrasja konsiderohet e mundshme të jetë kryer me pagesë.

Vetëm disa orë më vonë, po atë mbrëmje, u vra edhe polici belg Nordine El Talbi, 41 vjeç, në zonën e Jette. Efektivi u qëllua për vdekje ndërsa po mbikëqyrte një automjet të parkuar në Avenue Carton de Ëiart. Makina rezultonte e vjedhur më herët gjatë një grabitjeje në qytetin Tubize, në rajonin Valonia.

Fillimisht, Prokuroria e Brukselit deklaroi se nuk kishte elemente që tregonin një lidhje mes dy ngjarjeve. Por, sipas “De Standaard”, hetimet e mëtejshme dhe analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë kanë sjellë një zhvillim vendimtar, duke bindur hetuesit se të dy sulmet janë kryer nga i njëjti grup.

Pas dy vrasjeve, autorët e dyshuar u larguan jashtë Belgjikës. Më pak se një javë më vonë, tre prej tyre u arrestuan në Almeria të Spanjës, ndërsa dyshohet se po përpiqeshin të vazhdonin rrugën drejt Marokut. Një tjetër i dyshuar u arrestua në një stacion hekurudhor në Paris.

Sipas medias belge, të katër të arrestuarit u transferuan më pas në Belgjikë. Njëri prej tyre është i mitur.

Ndërkohë, dy persona të tjerë u arrestuan në Bruksel menjëherë pas ngjarjeve. Njëri u lirua nga dhoma e këshillimit të gjykatës për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, ndërsa tjetri vijon të qëndroj në paraburgim.

Post navigation

Previous: “1 vit burg, 5 vjet larg funksioneve publike”, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vau Dejësit…

TË FUNDIT

kristian shkreli spak 2025

“1 vit burg, 5 vjet larg funksioneve publike”, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vau Dejësit…

ShkodraWeb 12 November, 2026
esmeralda hasani shish 2026

Pas Vlora Hysenit, sërish një grua në krye të Sherbimit Sekret, presidenti Begaj dekreton të zgjedhurën e Ramës

ShkodraWeb 12 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 nëntor 2026…

ShkodraWeb 12 November, 2026

TË FUNDIT

  • “E njëjta dorë”, ekzekutimi i shqiptarit dhe i një polici në Bruksel, policia belge thotë se ka lidhje mes tyre 12 November, 2026
  • “1 vit burg, 5 vjet larg funksioneve publike”, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vau Dejësit… 12 November, 2026
  • Pas Vlora Hysenit, sërish një grua në krye të Sherbimit Sekret, presidenti Begaj dekreton të zgjedhurën e Ramës 12 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 nëntor 2026… 12 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 12 nëntor 2026… 12 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 12 nëntor 2026… 12 November, 2026
  • Në Itali dalin detaje rreth ofertave, zbulohet dëshira e rekodmenit kuqezi Hysaj për të ardhmen… 11 November, 2026
  • “Humbi dy zgjedhje”, kreu i LZHK Dashamir Shehi: Berisha nuk e mund dot Ramën, sheshi theu frikën… 11 November, 2026
  • Situatë e pazakontë për Shqipërinë ndaj Finlandës, shfaqet parashikimi i superkompjuterit të OPTA… 11 November, 2026
  • VIDEO – Këshilli i Qarkut Shkodër dhuron libra për Shoqatën e ish- të Përdjekurve Politikë… 11 November, 2026
  • VIDEO – Pas lirimit të hapësirave, vijon ndërhyrja në shkollën “Mati Logoreci” në Shkodër… 11 November, 2026
  • Vendimtar për shikimin, i riu Erjon Vishkulli, i plagosur në protestë, operacion të dytë në Romë… 11 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shqiptar ekzekutim bruksel 2026

“E njëjta dorë”, ekzekutimi i shqiptarit dhe i një polici në Bruksel, policia belge thotë se ka lidhje mes tyre

ShkodraWeb 12 November, 2026
kristian shkreli spak 2025

“1 vit burg, 5 vjet larg funksioneve publike”, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vau Dejësit…

ShkodraWeb 12 November, 2026
esmeralda hasani shish 2026

Pas Vlora Hysenit, sërish një grua në krye të Sherbimit Sekret, presidenti Begaj dekreton të zgjedhurën e Ramës

ShkodraWeb 12 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 12 nëntor 2026…

ShkodraWeb 12 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.