Një 19-vjeçar është arrestuar dhe një 21-vjeçar nga Kosova është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin po ndihmonin kundrejt pagesës katër shtetas kinezë për të kaluar ilegalisht kufirin drejt Greqisë. Operacioni i koduar ‘Transit 3’ u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Sipas Policisë, 19-vjeçari me inicialet M. M, banues në Konispol, monitoronte rrugën për praninë e efektivëve, ndërsa 21-vjeçari me inicialet A. S, banues në Kosovë, transportonte me automjet katër shtetasit kinezë në drejtim të Konispolit, me synimin për t’i kaluar ilegalisht në territorin grek.