Kryeministri Edi Rama i beson Esmeralda Hasanit drejtimin e inteligjencës shqiptare, ndërsa presidenti Bajram Begaj paraditen e kësaj të enjteje hodhi firmën duke e dekretuar. Ndryshe nga emërimet e shkuara të drejtorëve të SHISH ardhur nga jashtë këtij dikasteri, zonja Hasani vjen nga brenda shërbimit, pas dy vitesh nga nisja punë në këtë institucion si drejtoreshë e një departamenti.