Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Paketa fiskale, prodhuesit kundërshtojnë taksat e reja: Po shkojmë drejt deindustrializimit

Share Share Icon

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshtoi ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, duke paralajmëruar rritje të kostove për bizneset, dobësim të konkurrueshmërisë dhe rrezikun e përshpejtimit të deindustrializimit të ekonomisë qw ka nisur tashmw prej disa vitesh. Përfaqësuesit e prodhuesve paralajmëruan gjithashtu se ndryshimi i tatimit mbi dividendin mund të krijojë ngërç në shpërndarjen e fitimeve të akumuluara ndër vite.

Gjatë diskutimeve me grupet e interesit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Arben Shkodra, përfaqësues i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, kritikoi mungesën e konsultimit me biznesin dhe kërkoi rishikimin e disa masave të paketës, veçanërisht ndryshimeve në TVSH dhe listës së produkteve ushqimore që do të përfitojnë normën e reduktuar prej 6%.

“Ka munguar dialogu për këtë paketë fiskale dhe nuk është respektuar procesi i konsultimit publik, sipas dy ligjeve. I pari është ligji për konsultimin publik dhe i dyti është ligji për Këshillin Ekonomik Kombëtar, i cili ka ndër funksionet e tij diskutimin e përvitshëm të paketës fiskale me biznesin”, tha Shkodra.

Ai paraqiti edhe situatën e prodhimit vendas, duke theksuar se sektori po përballet me rënie të aktivitetit, zhvlerësimin e euros dhe rritje të kostove të prodhimit.

“Ne përfaqësojmë 8 mijë ndërmarrje dhe 120 mijë të punësuar. Për të tretin vit radhazi, jemi në rënie. Shqipëria ndodhet në fund të listës, edhe në krahasim me vendet e rajonit, sa i përket peshës së industrisë dhe nivelit të industrializimit në raport me vendet e Bashkimit Europian. Ne po shkojmë me hapa të shpejtë drejt deindustrializimit”, deklaroi Shkodra.

Sipas tij, rënia e fortë e euros ne kursin të këmbimit ka goditur veçanërisht eksportuesit, ndërsa kostot e prodhimit janë rritur për shkak të krizave të njëpasnjëshme, duke nisur nga pandemia, luftërat dhe shtrenjtimi i lëndëve të para.

Një tjetër shqetësim është barra administrative që shoqëron përafrimin me legjislacionin europian dhe detyrimet e reja për eksportuesit.

“Mekanizmi CBAM sapo ka nisur të zbatohet dhe përbën një taksë për një sërë industrish, si alumini dhe çeliku, të cilat tashmë kanë nisur të përballen me këtë detyrim kur eksportojnë në Bashkimin Europian. Edhe industri të tjera, përfshirë industrinë ushqimore, po përballen me kostot e integrimit”, tha Shkodra.

Përfaqësuesi i prodhuesve vlerësoi tërheqjen e qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, por solli nw vwmendje rritjen prej një pikë përqindjeje të TVSH-së.

“Na vjen mirë që qeveria reflektoi lidhur me propozimin për rritjen e tatimit mbi fitimin në 17%, duke vendosur ta mbajë normën në 15%. Megjithatë, pamë se është propozuar një rritje prej 1% për të gjitha produktet e shportës. TVSH-ja është një tatim që nuk rëndon mbi tregtarin, por transmetohet te konsumatori. Kjo masë do të sjellë një rritje të lehtë të çmimeve dhe asgjë tjetër”, u shpreh ai.

Lista e ushqimeve me TVSH 6%

Shkodra ngriti shqetësimin edhe për mungesën e konsultimit mbi listën e produkteve që do të përfitojnë normën e reduktuar të TVSH-së prej 6%.

“Ne e shohim me interes uljen e TVSH-së në 6% për ushqimet, edhe nga këndvështrimi i konsumatorit. Por paqartësia qëndron te shporta dhe lista e produkteve, e cila nuk u vendos asnjëherë në diskutim”, tha ai.

Sipas Shkodrës, Bashkimi i Prodhuesve ka parw njw listw tw prezumuar prej 54 produktesh, ku konstatohet mungesa e disa ushqimeve bazë.

“Nuk është përfshirë uji, i cili është pjesë e tryezës dhe shportës së familjeve. Mungojnë gjithashtu djathi dhe produktet e bulmetit. Në listë nuk është as gruri, i cili shërben si lëndë e parë për produkte të tjera, si buka dhe makaronat”, deklaroi ai.

Shkodra kërkoi që Komisioni t’i rekomandojë qeverisë zhvillimin e konsultimeve me prodhuesit përpara përcaktimit të listës përfundimtare të produkteve me TVSH të reduktuar.

Ngwrcc tek dividenti

Eduart Gjokutaj, u përqendrua te ndryshimet e propozuara për tatimin mbi dividendin, duke paralajmëruar se masa mund të krijojë ngërç në shpërndarjen e fitimeve të akumuluara ndër vite. Sipas përllogaritjeve të paraqitura prej tij, ndryshimi i tatimit mbi dividendin do të rriste barrën mbi fitimet e shpërndara dhe do të ulte shumën neto që përfitojnë aksionerët.

“Për dividendin kemi bërë një përllogaritje, sipas së cilës, për çdo 10 milionë lekë fitim para tatimit që shpërndahet si dividend, barra efektive tatimore rritet me 5.95 pikë përqindjeje. Barra totale që lidhet me fitimin e shpërndarë rritet me rreth 27%, ndërsa shuma neto që merr aksioneri ulet me 7.6%”, tha Gjokutaj.

Ai theksoi se ndryshimi i menjëhershëm prek edhe fitimet e akumuluara ndër vite, të cilat bizneset nuk i kanë shpërndarë ende.

“Kjo masë e menjëhershme prek të gjitha ato biznese që kanë fitime të pashpërndara ndër vite. Ekziston mundësia që këto fitime të mbeten në shoqëri, duke krijuar një ngërç, pasi bizneset do të marrin masa për të minimizuar ndikimin e ndryshimit tatimor. Duhet pasur parasysh se shumica e shoqërive tona janë me ortak të vetëm”, u shpreh ai.

Gjokutaj ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin e ndryshimeve në TVSH mbi deklarimin e shitjeve nga bizneset e vogla.

“Nga analizat dhe simulimet që kemi bërë mbi të dhënat e bizneseve, rezulton se, edhe pse teorikisht mund të kemi një ulje prej 11.7%, ekziston rreziku që bizneset e vogla të orientohen drejt mosdeklarimit real të TVSH-së dhe të shitjeve”, deklaroi ai.

Sipas Gjokutajt, edhe rritja prej një pikë përqindjeje e TVSH-së duhet të vlerësohet në raport me ndikimin në të gjithë ekonominë dhe konkurrueshmërinë e bizneseve.

“Në pamje të parë duket një nivel i vogël, por është një barrë që do ta mbajë e gjithë ekonomia. Për më tepër, kjo masë propozohet në kushtet kur nuk kemi një analizë të ndikimit të saj mbi konkurrueshmërinë”, tha ai.

“Eksportet janë në një situatë shumë të vështirë dhe kjo kosto, sado e vogël të duket, në praktikë mund të shumëfishohet dy ose tri herë. Në rastin më të keq, kjo situatë mund të përdoret për të krijuar perceptimin se qeveria e bëri punën e saj, por biznesi nuk po bën të vetën”, përfundoi Gjokutaj.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Profesionistët e lirë propozojnë prag TVSH 8 mln lekë, dividend 0% për të ardhurat deri 14 mln lekë

Në dëgjesën në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, përfaqësuesit e Aleancës së Profesionistëve të Lirë paraqitën kundërshtitë dhe pro...

1 hour më parë 6 Min Lexim

Paketa fiskale, shoqatat e turizmit: Formalizoni tregun ose unifikoni TVSH-në për të gjithë sektorin

Përfaqësuesit e industrisë së turizmit kërkuan që qeveria të mos e rrisë TVSH-në për akomodimin nga 6% në 10%, siç parashikohet në propozimet e pak...

2 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!