Filipçe: LSDM-ja do të ngrejë kallëzim penal ndaj “Alta Bankës” dhe kërkon përgjegjësi nga Qeveria

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, bëri të ditur në rrjetin social X se partia do të paraqesë sot kallëzim penal lidhur me rastin “Alta Banka”. Sipas tij, kallëzimi ka të bëjë me përfshirjen në pastrimin e parave të Vuçiqit, presionin, llogaritë dhe transfertat, si dhe paratë e qytetarëve dhe të ndërmarrjeve publike.

Filipçe deklaroi se LSDM-ja nuk do të lejojë që qeveria e Mickoskit ta fshehë skandalin dhe t’i shmanget përgjegjësisë.

Të lidhura

None found

“LSDM-ja po paraqet kallëzim penal kundër ‘Alta Bankës’. Grupi i krimit të organizuar i Hristijan Mickoskit synon ta mbulojë skandalin dhe t’i shpëtojë përgjegjësisë. Duan të fshehin llogaritë, transaksionet, burimin e kapitalit dhe lidhjet me klanin kriminal të Vuçiqit, që të mos zbulohet kush nënshkroi dhe në interes të kujt”, u shpreh Filipçe.

Ai shtoi se Mickoski dhe Slaveski kanë ngritur kallëzim kundër opozitës, sepse, sipas tij, janë në panik.

“Tani është radha e LSDM-së të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë. Po ngremë kallëzim penal për përfshirjen në pastrimin e parave të Vuçiqit, për presionin, llogaritë e transfertat, si dhe për paratë e qytetarëve dhe të ndërmarrjeve publike. Mickoski po ndjek shembullin e Vuçiqit. Vuçiqi ka rënë dhe kanë nisur hetimet. E njëjta gjë të pret edhe ty. E vërteta do të zbardhet dhe banda do të mbajë përgjegjësi”, theksoi Filipçe.


Shtuar më 12.11.2026 12:23

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet