Aktualitet

Akuzat për korrupsion në zgjedhje/ Ja sa vite burg kërkon SPAK për Shkrelin

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkrelin, të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Në përfundim të shqyrtimit të provave, SPAK i ka kërkuar gjykatës shpalljen fajtor të Shkrelit për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Për të, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.