Dy plagosje me thikë janë regjistruar në Fushë-Krujë, në dy ngjarje të ndara. Në rastin e parë, pas një konflikti të çastit në një lokal, është plagosur Aurel Doda. Në pranga është vënë 49-vjeçari Shkëlqim Curaj, i dyshuar se ishte nën efektin e alkoolit.
Ndërsa ngjarja e dytë ndodhi pranë Urës së Gjolës, ku pas një përplasjeje mes dy mjeteve dhe një konflikti fizik, është plagosur me thikë Ardjan Xheka, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim dy vëllezërit Donald dhe Halil Caca. Dyshohet se konflikti mes tyre ka qenë i hershëm.








Komente
Komento