KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates A.P. KLP ka vendosur uljen e përkohshme të pagës së saj me 10% për gjashtë muaj. ILD kishte kërkuar uljen e pagës deri në 40% për një periudhë deri në një vit.
Hetimi disiplinor ndaj prokurores A.P., nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit për mënyrën e përllogaritjes së kohës së vuajtjes së dënimit të një personi të dënuar.
Gjatë hetimit disiplinor, ILD konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë të përsëritur detyrimet ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe bashkimin e dënimeve, duke mos marrë në konsideratë edhe periudhën e paraburgimit të vuajtur nga i dënuari në Greqi.
Si pasojë e këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, personi kishte qëndruar në burg përtej afatit kur dënimi duhej të kishte përfunduar. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e cilësoi sjelljen e prokurores si shkelje të rëndë disiplinore, duke vlerësuar se neglizhenca kishte cenuar drejtpërdrejt të drejtën themelore të lirisë personale.
Gjithashtu kishte rrezikuar të sjellë një efekt më të gjerë sistemik, pasi mosrespektimi i detyrimeve ligjore në lidhje me kontrollin dhe përllogaritjen e ekzekutimit të dënimeve mund të përsëritet në raste të ngjashme dhe të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në të drejtën e lirisë personale të personave të dënuar.
Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë
Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët
SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli
- 12:34 Putini dhe sekreti i jetëgjatësisë, shkencëtarët rusë studiojnë 7 mijë majmunë për të zgjatur jetën e njeriut
- 12:27 Ligji i ri për Dhomat e Specializuara, çfarë ndryshon dhe çfarë pritet të ndodhë me rastet në Hagë?
- 12:22 Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën
- 12:22 Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Business
- 12:15 Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për arsimin policor, Hita viziton Akademinë e Policisë në Romë
- 12:12 Franca: BE do të miratojë të hënën më shumë sanksione ndaj Rusisë