Health & Beauty

Një çamçakëz eksperimental mund të parandalojë kancerin

Rezultatet janë premtuese. Në eksperimentet laboratorike, ekstrakti i çamçakëzit uli praninë e virusit HPV me rreth 93% në mostrat e pështymës dhe 80% në mostrat e shpëlarjes së gojës. Një formulim tjetër, që përmbante edhe një peptid antimikrobik, uli me më shumë se 99% praninë e dy baktereve të lidhura me këto lloje kanceri.

Një tjetër element interesant është se trajtimi duket se ka vepruar në mënyrë selektive, duke ruajtur bakteret e dobishme të mikrobiomës orale.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet nuk vijnë nga një provë ku pacientët kanë përtypur çamçakëzin. Mostrat janë trajtuar në laborator, ndaj ende nuk dihet nëse i njëjti efekt do të arrihet në gojën e njeriut.

Megjithatë zbulimi hap një perspektivë të re për kërkime të mëtejshme, veçanërisht për pacientët që përballen me infeksione të lidhura me kancerin e kokës dhe qafës. Shkencëtarët synojnë që kjo teknologji të studiohet më tej në prova klinike.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.