I dështon grabitja, hajduti mbetet i varur në dritaren e pallatit, 3 metra mbi tokë (VIDEO)
Një tentativë grabitjeje në Stamboll të Turqisë ka përfunduar në mënyrë të pazakontë për një person, i cili mbeti i varur në dritaren e një apartamenti, rreth tre metra mbi tokë, pasi tentoi të hynte në banesë.
Sipas mediave të huaja, i dyshuari iu afrua një pallati pesëkatësh dhe, pasi vuri re praninë e një roje sigurie, tentoi të futej në një prej apartamenteve duke u ngjitur drejt dritares.
Por plani i tij nuk shkoi siç kishte menduar. Ai nuk arriti të hynte në banesë dhe mbeti i bllokuar, i varur në ajër.
Ishin kalimtarët ata që vunë re situatën dhe njoftuan policinë dhe zjarrfikëset. Këta të fundit mbërritën në vendngjarje dhe arritën ta shpëtonin burrin, i cili më pas iu dorëzua policisë.
Autoritetet kryen arrestimin e tij, ndërsa momenti kur hajduti qëndronte i varur në dritaren e apartamentit u filmua nga kalimtarët me celular.




