E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Spitali rikonstruksion pas 57 vitesh në Pogradec, investimi parashikon ambiente dhe paisje të reja

Pas 57 vitesh nga ndërtimi, Spitali i Pogradecit po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, një ndërhyrje që synon transformimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve për pacientët dhe personelin mjekësor. Ky është investimi më i madh në godinën e spitalit që prej vitit 1969, me vlerë rreth 230 milionë lekë.

Përveç rehabilitimit të ambienteve, projekti parashikon edhe zgjerimin e shërbimeve diagnostikuese.

“Një nga risitë më të rëndësishme është vendosja e skanerit, një shërbim që aktualisht mungon në këtë spital dhe që do t’u japë mundësi pacientëve të kryejnë ekzaminimet në Pogradec, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë drejt Korçës apo spitaleve të tjera”, tha Erion Thëngjilli, drejtor i spitalit Pogradec.

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme lidhet me zgjidhjen e problematikës së infrastrukturës së Maternitetit, godina aktuale e të cilit prej kohësh është kthyer në shqetësim për qytetarët.

Reklamë

“Në kuadër të projektit, shërbimi  Obstetrikë-Gjinekologjisë do të transferohet gjatë vitit 2027 në ambiente të reja brenda kompleksit spitalor. kjo do të jetë një zgjidhje e përkohshme, deri në ndërtimin e godinës së re të Maternitetit, projekti i së cilës parashikohet të përfundojë në vitin 2028”, shtoi Thëngjilli.

Rikonstruksioni i plotë i spitalit, pajisja me teknologji të re diagnostikuese dhe ndërtimi i Maternitetit të ri ju krijojnë banorëve të qytetit dhe zonave përreth më shumë mundësi për të marrë kujdes shëndetësor pranë vendbanimit të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.