EMRAT/ Aksidenti përfundon në sherr me thika në Fushë-Krujë, dy vëllezër plagosin shoferin e mjetit
12/11/2026 13:19
Dy plagosje me thikë kanë ndodhur një ditë më parë në Fushë-Krujë.
Për rastin e parë të ndodhur rreth orës 15:00 u arrestua në flagrancë Shkëlqim Curaj 49 vjeç, pasi dje, në ambientet e një lokali në Fushë-Krujë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin Aurel Doda 46 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë plagosja e dytë ka ndodhur rreth orës 16:00 pas një aksidenti rrugor ku i lënduar Ardjan Xheka i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në kërkim janë shpallur vëllezërit Donald dhe Halil Caca.
Top Channel