Ambasadori amerikan Eric Wendt takon studentët në Tiranë: Rinia, çelësi i së ardhmes së Shqipërisë

12 Nëntor 2026 | 13:21

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë vizitës, diplomati amerikan u njoh nga afër me programet e edukimit dhe inovacionit, të cilat synojnë përgatitjen e të rinjve për sfidat e së ardhmes dhe për marrjen e roleve drejtuese në shoqëri.

Në fokus të bisedës ishin gjithashtu idetë dhe propozimet e studentëve për zhvillimin e Shqipërisë, si dhe kontributi që brezi i ri mund të japë në këtë drejtim.

Përmes një postimi, ambasadori Wendt vlerësoi rëndësinë e të rinjve për të ardhmen e vendit, duke përcjellë mesazhin se rinia shqiptare mbetet një faktor kyç për zhvillimin e Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim 2 vëllezër! Policia jep detajet

Një person është vënë në pranga nga policia në Fushë-Krujë. Arrestimi i 49-vjeçari, Shkëlqim Curaj erdhi pasi ai të mërkurën pas një konflikti ka plagosur...
13:15 | 12/11/2026

PS propozon ndryshime në ligjin për sponsorizimet në fushat e artit, kulturës dhe sportit

Partia Socialiste këtë të enjte ka propozuar ndryshime në ligjin për sponsorizimet me qëllim vendosjen e lehtësive të posaçme për veprimtaritë publike në fushat e...
12:57 | 12/11/2026

KLP pranon pjesërisht kërkesën e ILD, ul me 10% pagën e prokurores për 6 muaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD lidhur me rastin e magjistrates A.P. KLP ka...
12:38 | 12/11/2026