Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit të djeshëm, policia gjobit 26 persona
Policia ka gjobitur 26 persona, të cilët gjatë tubimit të djeshëm bllokuan rrugën, duke penguar qarkullimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Personat janë gjobitur me 5 mijë lekë të reja.
“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.
Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë”, njofton policia.




