U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U godit me vezë në Dublin, Rama: Disa shqiptarë e ndjenë të më prisnin ashtu, kjo është demokracia në fund të fundit

    Insajderi
    12 November 2026 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Samitin e 9-të të Komunitetit Politik Evropian ku pati një komunikim për media.

    I pyetur se çfarë mendonte për faktin se dje u prit me vezë nga disa shqiptarë teksa mbërriti në Dublin, ai shprehu se kjo është demokracia dhe se gjithsesi ndihet i mirëpritur në Irlandë.

    “Mendoj se ky është një shtet demokratik, udhëhiqet nga rregulla dhe ligje dhe çfarë ndodhi është pjesë e të qenit një shtet demokratik dhe në të njëjtën kohë ka të bëjë me rregullat dhe ligjet.

    Në Irlandë, ndihem shumë i mirëpritur, pata një bisedë shumë të mirë dje në një grupim preztigjioz mendimesh dhe kishte dhjetëra vëllezër e motra shqiptarë që ndjenë se duhet ë më mirëpritnin në një mënyrë ndryshe, dhe kaq, është demokraci, çfarë të bësh”, tha Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark