Goli që na bëri krenarë në Europianin Francë 2016, Sadiku rikthehet për një lamtumirë speciale me tifozët shqiptarë Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen miqësore me Luksemburgun. Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga Alban Bushi mbyllën përgatitjet e tyre teksa zhvilluan edhe seancën e fundit stërvitore për këtë përballje.
Gjendja e skuadrës është shumë me mirë me të gjithë futbollistët në dispozicion dhe pa probleme fizike. Sfida miqësore me Luksemburgun konsiderohet si një tjeter mundësi për stafin teknik për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve dhe për të vijuar punën me grupin në kuadër të objektivave të Kombëtares U-21.
Sfida mes Kombëtares U21 dhe Luksemburgut do të luhet këtë të premte në orën 19:00 në Arenën Kombëtare. Vlen të kujtojmë se kuqezinjtë e vegjël zhvillojnë këto ndeshje miqësore në kuadër të kampionatit Evropian të 21 vjeçarëve ku Kombëtarja U21 është e kualifikuar automatikisht duke qenë se Shqipëria është një prej vendeve organizatore të këtij kompeticioni të rëndësishëm.
Top Channel