Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve politikë, ndërsa policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve politikë, ndërsa policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë

    Insajderi
    12 November 2026 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e trajtimit të shtesave në paga për këshilltarët politikë dhe stafin mbështetës të ministrave, duke e krahasuar këtë me vështirësitë me të cilat, sipas tij, përballen pjesëtarët e Policisë së Kosovës për t’i realizuar kompensimet që u takojnë me ligj.

    Në një deklarim të bërë sot në Kuvendin e Kosovës, Ramadani tha se Qeveria po ndan shtesa prej 30 për qind për këshilltarët politikë, shoferët dhe asistentët e ministrave, ndërsa policët detyrohen t’i drejtohen Gjykatës për të marrë kompensimet e tyre.

    Ai i cilësoi personat që përfitojnë nga këto shtesa si aktivistë politikë të emëruar në pozita nga ministrat.

    “Këshilltarëve politikë u japin 30% pagë shtesë, ndërsa policët duhet me i nxjerr përmes Gjykatave!”, ishte mesazhi i Ramadanit në Kuvend.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark